ECK PRESS

Revista studentore “ECK Magazine “

Revista studentore “ECK Magazine” përgatitet nga vetë studentë e Kolegjit Europian të Kosovës dhe në të trajtohen çështje nga jeta studentore dhe  akademike.  Kjo revistë është zëri dhe vizioni i studentëve të Kolegjit Europian të Kosovës me orientimin drejt ardhmërisë së tyre akademike dhe profesionale.

Brenda një viti akademik parashikohet të  publikohen  tre numra të revistës studentore.

Shkarko numrin #1 të Revistës studentore ECK MAGAZINE #1.
Shkarko numrin #2 & 3 të revistës studentore ECK MAGAZINE #2 & #3

Revista shkencore “ECK International Journal“ / ISBN 33/34(5) and ISSN 2410-7271.
Me qëllim të zhvillimit akademik dhe shkencor, Kolegji Europian i Kosovës publikon revistën shkencore ECK, e cila botohet dy herë brenda një viti. Në revistën shkencore ECK publikohen punime kërkimore-shkencore të stafit akademik dhe hulumtues nga Kolegji Europian i Kosovës dhe punime të autorëve të jashtëm nga universite të ndryshme vendore dhe ndrkombëtare si dhe punime të studiuesve të pavarur shkencorë.Natyra në revistën ECK publikohen punime nga fusha e shkencave ekonomike, juridike dhe shkencave të tjera të përafërta. Publikimi i punimeve në revistën “ECKMagazine” bëhet sipas procedurave dhe në përputhje me Rregulloren për veprimtarinë botuese të Kolegjit Europian të Kosovës.
 

Shkarko numrin #1 të revistës shkencore "ECK International Journal"

 Shkarko numrin #2 të revistës shkencore "ECK International Journal"

Shkarko numrin #3 të revistës shkencore "ECK International Journal"

Shkarko numrin #4 të revistës shkencore "ECK International Journal"

Shkarko numrin #5 të revistës shkencore "ECK International Journal"

Shkarko numrin #6 të revistës shkencore "ECK International Journal"
 

Publikime të veçanta shkencore
Zhvillimi i veprimtarisë botuese shkencore (libra universitarë, monografi, publikime të tjera të veçanta) në fusha të studimeve ekonomike e juridike dhe në fusha të përafërta - është çështje me prioritet e Kolegjit Europian të Kosovës . Për këtë segment të rëndësishëm të veprimtarisë shkencore, në kuadër të planifikimeve buxhetore, për çdo vit ndahen mjete të konsiderueshme financiare. Publikimet e veçanta shkencore botohen sipas planit botues të Kolegjit dhe në përputhje me Rregulloren për veprimtarinë botuese të Kolegjit Europian të Kosovës

Konferenca shkencore
Kolegji Europian i Kosovës në kuader të akativiteteve shkencore herë pas here (së paku një herë në dy vjet) organizon dhe realizon konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje aktuale shkencore dhe shoqërore. Organizimi i konferencave shkencore me karakter ndërkombëtar zakonisht bëhet në bashkëpunim me universitete ndërkombëtare me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi dhe partneritet akademik Kolegji Europian i Kosovës.