Bashkëpunoni me ne !

Kolegji Europian i Kosovës si institucion i dijes dhe shkencës ofron kompetencë bashkëpunimi me ne në fushën akademike, shkencore e profesionale dhe në fusha të tjera me interes për dijen dhe shkencën jo vetëm për Republikën e Kosovës, po dhe për Evropën e më gjerë. Oferta e bashkëpunimit me ne mbetet e hapur për institucione akademike, shkencore dhe profesionale në nivel nacional dhe ndërkombëtar, me stafin akademik dhe hulumtues nga institucione universitare të Kosovës dhe me institucione të ndryshme ndërkombëtare, me komunitetin e biznesit, OJQ-të, studentët dhe komunitetin në përgjithësi. Duke krijuar modalitete të ndryshme bashkëpunimi, ne si institucion i arsimit universitar ofrojmë edhe ndihmë dhe përkrahjen tonë për zhvillim të karrierës shkencore, hulumtuese dhe profesionale të të gjithë atyre personave që do të bashkëpunojnë me Kolegjin Europian të Kosovës.