Trajnim: Ekspert i Sigurisë & Shëndetit në Punë

Kolegji Europian i Kosovës, i licensuar nga Ministria e Punës & Mirëqenies Sociale organizon trajnimin përgatitor për Ekspertë të Sigurisë & Shëndetit në Punë. Ky trajnim përgatitor ju dedikohet të gjithë kandidatëve të cilët janë të interesuar të përgatiten në aspektin teorik dhe praktik.

Qëllimi i programit është të sigurojë njohuri dhe aftësi për ekspert të SSHP mbi rreziqet në vendin e punës dhe tema të tjera të rëndësishme të SSHP në mënyrë që të jenë në gjendje të punojë si i punësuar në çdo kompani; të ofrojë shërbime të jashtme për sigurinë dhe shëndetin në punë për kompani të industrisë me risk të ulët dhe të lartë apo të punojë në shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Metodologjia e realizimit të trajnimit

Trajnimi realizohet nga ekspertë të fushave përkatëse me përgatitje të lartë teorike dhe në veçanti praktike, të cilët bartin me vete një eksperiencë të gjatë praktike në fushën e sigurisë dhe shëndetit në Punë.

Modulet e trajnimit
- Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore, mbikëqyrja shtetërore
- Grupet e faktorëve të riskut në vendin e punës dhe aktet përkatëse ligjore
- Faktorët e riskut të lidhur me lëndimet dhe riskut fizik
- Faktorët e riskut të kimikateve dhe pluhurit
- Faktorë të riskut ergonomic, biologjik, psiko-social
- Parandalimi I faktorëve të riskut në vendin e punës
- Vlerësimi i riskut në vendin e punës
- Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale
- Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave
- Marrëdhëniet ligjore të punës
- Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë
- Inspektimi në vendin e punës
- Punë Praktike

Kohëzgjatja dhe Orari

Trajnimi fillon me 19 Mars 2022
Orari: çdo të Shtunë & E diel
Lokacioni: Prishtinë
Fondi i orëve: 150 orë (120 orë teori + 30 orë praktikë)

Kosto e programit:
Kosto e programit është 550 450€.
Mundësi pagese me këste.
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

APLIKO TANI https://bit.ly/siguria
Informata shtesë: 038 22 22 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 / info@eck-edu.org