Biblioteka

Biblioteka e Kolegjit  ofron kushte optimale për mësim dhe studim të pavarur  të studentëve në ambientet e saj.Shërbimet themelore që ofron Biblioteka e Kolegjit, janë: hapësira të majftueshme  adekuate  dhe sipas standardeve akademike për mësim dhe studim të pavarur të studentëve;  ofrimi i literaturës së nevojshme bashkëkohore shkencore dhe hulumtuese,  sipas kërkesave të programeve të studimit në gjuhët shqip e anglisht dhe në gjuhë të tjera; ofrimi i revistave të ndryshme shkencore dhe akademike për nevojat e programit të studimeve; materiale elektronike  adekuate për përmbushjen e kërkesave të programeve të studimeve ; literaturë tjetër të lirë,  jashtë programeve të studimeve, me interes për shkencën dhe fusha të menaxhimit, biznesit, letërsisë, filozofisë etj.Qasja në Bibliotekën e Kolegjit mund të jetë përmes Bibliotekës fizike  dhe Bibliotekës elektronike.
Në Bibliotekën fizike janë mbi  3000 njësi  librare nga fushat e studimit që zhvillohen në Kolegjin Europian të Kosovës, përfshirë libra universitarë, monografi, publikime të veçanta,  revista shkencore, elaborate shkencore,raporte të hulumtimeve ,fjalorë, eciklopedi etj., si në gjuhen shqipe, po ashtu edhe në gjuhën angleze dhe në gjuhë të tjera.  Renditja e  fondit librar  në Bibliotekë është bërë sipas standardeve ndërkombëtare të përpunimit bibliotekar.
 

Biblioteka Elektronike

Biblioteka  elektronike  është një burim me vlera të veçanta në kuadër të Bibliotekës së Kolegjit Europian të Kosovës. Pëmes saj studentët,  profesorët , stafi tjetër  i Kolegjit Europian të Kosovës dhe të interesuar të tjerë gjejnë mundësi mësimi dhe studimi të pavarur nga burime shkencore adekuate .