“ECK-CONSULTING CENTER”

Brenda Kolegjit Europian të Kosovës funksionon dhe “ECK-CONSULTING CENTER” me qëllim që të materializoj dijën dhe kapacitetet shkencore, akademike dhe profesionale të stafit dhe të bashkëpuntorëve të tij, në funksion të zhvillimit dhe përkrahjes, për komunitetin e bizneseve, institucionet publike dhe private si dhe për komunitetin e gjerë, nëpërmes konsulencës dhe ekspertizës shkencore, akademike dhe profesionale .

Ekspertët konsulentë për komunitetin e biznesit do të ndihmojnë bizneset të vlerësojnë praktikat aktuale të të bërit biznes dhe të ofrojnë zgjidhje, të prezantojnë praktikat më të mira për zhvilim të ndërmarrjes, të trajnojnë dhe zhvillojnë resurset njerëzore në të gjitha nivelet e ndërmarrjes për të përmirësuar përformancën e saj në tregun e punës, të krijojnë sisteme bashkëkohore dhe praktike të veprimit të ndërmarrjeve biznesore dhe të përmirësojnë imazhin e ndërmarrjes tuaj në raport me ndërmarrjet konkurrente në Republikën e Kosovës dhe jashtë sajë.
Po ashtu gama e ofertës së ekspertëve të “ECK-Consulting Center” është shumë e gjërë dhe shumë përfituese edhe për fushat e tjera jo biznesore , respektivisht për institucionet shtetërore, publike dhe private në Republikën e Kosovës si edhe për institucionet dhe subjektët ndërkombëtar.

ECK-Consulting Centre ofron këto shërbime konsulente :

1.KONSULENCË DHE SHËRBIME PËR BIZNESET DHE SUBJEKTET E TJERA TË INTERESUARA
- Hartimi dhe zhvillimi i Strategjisë Biznesore
- Hartimi dhe zhvillimi i Planit Biznesorë.
- Konsulencë për Menaxhimin e Ndërmarrjes
- Konsulencë për investime në vend dhe jasht vendit.
- Konsulencë Financiare Biznesore
- Konsulencë për Menaxhim Risku në Biznes
- Konsulencë për Menaxhim të Cilësisë.
- Konsulencë për zhvillimin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes.
- Konsulencë për Strategji Marketingu.
- Zhvillim të mardhënieve me publikun në fushën biznesore.
- Kërkime Tregu në vend dhe jasht-vendit.
- Hulumtime për nevojat e tregut mbrenda dhe jasht vendit.
- Trajnime për nevojat e ndërmarrjeve biznesore
 

2. KONSULENCË DHE SHËRBIME NË FUSHËN E TI DHE INOVACIONIT
- Shërbime konsulente dhe profesionale nga fusha e teknologjisë informative për Ndërmarrjet Biznesore.
- Shërbime konsulente dhe profesionale nga fusha e teknologjisë informative për Institucionet dhe agjencitë shtetërore.
- Shërbime konsulente dhe profesionale nga fusha e teknologjisë informative për Institucionet private dhe subjektet e tjera të interesuara.
- Implementimi i programeve Microsoft, Oracle,
- Implementim të programit E-Learning
- Implementim të programeve të tjera nga fusha e TI biznesore.
- Programimi i Web-faqeve.
- Programim të platformave nga fusha e TI biznesore.
- Trajnime nga fusha e TI për nevojat e ndërmarrjeve biznesore mbrenda dhe jashte vendit.
- Trajnime nga fusha e TI për nevojat e institucioneve shtetërore, publike dhe private mbrenda dhe jashtë vendit.
 

3. KONSULENCË DHE SHËRBIME LIGJORE:
- Konsulencë në hartimin e shkresave juridike për Ndërmarrjet Biznesore .
- Konsulencë në hartimin e statuteve dhe akteve themeluese dhe përshtatjen e tyre rregullave juridike sipas të drejtës së brendshme dhe ndërkombëtare.
- Konsulencë në hartimin e modeleve të vendimeve juridike nga fusha e mardhënies së punës dhe fusha biznesore.
- Konsulencë në hartimin e kontratave të punës dhe kontratave biznesore për ndërmarrjet biznesore dhe palët e interesuara.
- Konsulencë në hartimin e Rregullores së punës dhe rregulloreve të tjera për ndërmarrjet biznesore.
- Konsulencë në hartimin e Rregulloreve dhe planeve për mbrojtjen dhe sigurinë në punë për ndërmarrjet biznesore dhe institucionet.
- Konsulencë ligjore për ndërmarrjet biznesore në raport me institucionet nga fusha administrative dhe gjyqësore .
- Konsulencë ligjore ndërmarrjeve biznesore në raport me Adminstratën Tatimore të Kosovës, Shërbimin Doganorë të Kosovës, Gjykatat dhe Instititucionet e tjera në nivel lokal dhe qendrorë.
- Përfaqësimin ligjorë të ndërmarrjeve biznesore në raport me Adminstraten Tatimore të Kosovës, Shërbimin Doganorë të Kosovës, Gjykatat dhe Instititucionet e tjera në nivel lokal dhe qendrorë.
-Konsulencë dhe shërbime ligjore për institucione shtetërore, publike dhe private në hartimin e legjislacionit dhe përkrahjen për realizimin e projekteve juridike sipas nevojave që kanë ato institucione.
 

4.KLIENTET PËRFITUES TË SHËRBIMEVE TË “ECK-CONSULTING CENTER”
- Ndërmarrjet në fazën e themelimit në Kosovë.
-Ndërmarrjet që operojnë në Kosovë dhe në rajon.
-Ndërmarrjet nga vendet e BE-së që investojnë në Kosovë.
-Ndërmarrjet nga Kosova që investojnë në vendet e BE-së dhe vendet e tjera.
-Institucionet dhe Agjencitë Shtetërore në Kosovë.
-Institucionet dhe Agjencitë Publike në Kosovë.
- Institucionet dhe Agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit .
-Institucionet akademike dhe hulumtuese .
- Bankat dhe institucionet mikrofiananciare .
- OJQ dhe grupet e tjera të interesit.
- Subjektët tjerë juridik dhe fizik të interesuar.