Publikimet akademike

Revista shkencore “ ECK

Me qëllim të zhvillimit akademik dhe shkencor,  Kolegji Europian i Kosovës publikon  revistën shkencore ECK, e cila botohet dy herë brenda një viti. Në revistën shkencore ECK publikohen punime kërkimore-shkencore të stafit akademik dhe hulumtues nga Kolegji Europian i Kosovës dhe punime të autorëve të jashtëm nga universite të ndryshme vendore dhe ndrkombëtare si dhe punime të studiuesve të pavarur shkencorë.Natyra në revistën ECK publikohen punime  nga fusha e shkencave ekonomike, juridike dhe shkencave të tjera të përafërta. Publikimi i punimeve në revistën “ECKMagazine” bëhet sipas procedurave dhe në përputhje me Rregulloren për veprimtarinë botuese të Kolegjit Europian të Kosovës.


Publikime  të veçanta shkencore

Zhvillimi i veprimtarisë botuese shkencore (libra universitarë, monografi, publikime të tjera të veçanta) në fusha të studimeve ekonomike e  juridike  dhe në fusha të përafërta -  është çështje me prioritet e Kolegjit Europian të Kosovës . Për këtë segment të rëndësishëm të veprimtarisë shkencore, në kuadër të planifikimeve buxhetore, për çdo vit ndahen mjete të konsiderueshme  financiare. Publikimet e veçanta shkencore botohen sipas planit botues të Kolegjit  dhe në përputhje me Rregulloren për veprimtarinë botuese të Kolegjit Europian të Kosovës


Konferenca  shkencore

Kolegji Europian i Kosovës në kuader të akativiteteve shkencore herë pas here (së paku një herë në dy vjet) organizon dhe realizon konferenca  shkencore  kombëtare dhe ndërkombëtare  për çështje aktuale shkencore dhe shoqërore. Organizimi i konferencave shkencore me karakter ndërkombëtar zakonisht bëhet  në bashkëpunim me universitete ndërkombëtare me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi dhe partneritet akademik Kolegji Europian i Kosovës.