Shërbimi i Studentëve

Sherbimi i studentëve është njësi e veçantë në kuadër të Kolegjit, që merret me çështjet e studentëve, si me ato akademike ashtu edhe me sosh organizative. Shërbimi i studentëve i ndihmon studentët që nga kontakti i parë i tyre me Kolegjin dhe gjatë gjithë studimeve për të gjitha çështjet administrative, duke filluar nga oraret e ligjëratave dhe provimeve e deri tek provimet e fundit dhe procedura e diplomimit. Ky shërbim është kompetent për regjistrimin e studentëve, për mbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave administrative e akademike dhe të aspekteve të tjera të studentëve, të natyrës administrative dhe akademike.