HAMK/ECK SUMMER SCHOOL 2017

A dëshironi të mësoni për Marketing & Shitje nga profesor ndërkombëtarë? Të Mësoni rreth Marketingut dhe Shitjes nga ekspertë apo dhe të përjetoni diçka shumë më interesante këtë verë? Bashkohu në shkollën verore të organizuar nga European College of Kosovo dhe HAMK University nga Finlanda !


Për herë të parë në Kosovë, HAMK University nga shteti me sistemin arsimor më të mirë në botë Finlanda, dhe Kolegji Europian i Kosovës një ndër institucionet e vetme në vend i cili vazhdimisht sjell risi në sistemin arsimor organizojnë shkollë verore për Marketing dhe Shitje nën përkrahjen e partnerëve medial si telegrafi.com, gjirafa.com dhe kompanisë Trosha.

ÇFARË ËSHTË HAMK/ECK SUMMER SCHOOL 2017?

HAMK/ECK Summer School është program 3 ditor i hapur për të gjithë studentët e nivelit Bachelor/Master si dhe profesionistët e fushës së marketingut, Shitjes, Menaxhimit dhe Biznesit. Për plot 3 ditë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë nga profesorë/ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë përmes ligjëratave, mysafirëve folës nga Telegrafi.com si dhe vizitave studimore në kompaninë e suksesshme Gjirafa. Kjo bën që pjesëmarrësit përveç qe ndërlidhin aspektin teorik dhe praktik e cila do ju shërbej në të ardhmen si një udhëzim jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën e tyre drejt suksesit, eksperiencë ndërkombëtare nga profesorët më të mirë të fushës, miqësi me moshatarë nga gjithë vendi, praktikat më të mira vendore si dhe mundësi e jashtëzakonshme për krijim të kontakteve të reja/rrjetizim.

PSE TË REGJISTROHENI NË HAMK/ECK SUMMER SCHOOL ?

- Ligjërata nga profesorë nga Finlanda dhe Kosova, profesionistë dhe ekspertë të fushave të Marketingut dhe Shitjes.
- Mysafir folës nga Telegrafi.com
- Vizita studimore në Gjirafa.com
- Merr 3 kredi/ECTS të njohura ndërkombëtarisht.
- Ligjërata e workshope interesante dhe praktike në gjuhë angleze dhe shqipe.
- Eksperiencë dhe informata nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendorë
- Mundësi për të krijuar shoqëri nga vende të ndryshme brenda Kosovës.
- Diplomë ndërkombëtare nga HAMK University dhe ECK

KOHËZGJATJA DHE ORARI:

HAMK/ECK Summer School do të filloj me datë 26 Maj - 28 Maj 2017.
Orari:
Ora 09:00h – 14:00h  /KLIKO KËTU PËR TË APLIKUAR 
Ligjëratat do te mbahen në Gjuhën Angleze dhe Gjuhën Shqipe nga profesorë të dy universiteteve HAMK dhe ECK.


KRITERET PËR APLIKIM DHE PAGESA:

Për të qenë pjesëmarrës i HAMK/ECK Summer School ju duhet të shprehni interesimin e juaj përmes linkut më poshtë, ku pas plotësimit të formularit brenda 48 orëve do të konfirmohet/refuzohet pjesëmarrja e juaj. Shënim: Për shkak të natyrës së këtij eventi, numri i pjesëmarrësve është i limituar. Njohja e gjuhës angleze është obligative.

Në kuadër të projektit “HAMK/ECK Summer School” shpenzimet e pjesëmarrësve të përzgjedhur për të qenë pjesë e shkollës verore janë të mbuluara nga të dy institucionet. Gjithsesi pjesëmarrësit e përzgjedhur janë të obliguar që brenda 24 orëve nga dita e përzgjedhjes të paguajnë shumën e aplikimit prej 120 euro. (Application fee) Aplikimet e hershme para datës 19 Maj fitojnë -10% zbritje.


Pagesa për aplikim në shumën prej 120 euro (Mundësi pagese me Starcard me 0% interes)mund të realizohet në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës apo në xhirollogarinë bankare të Kolegjit Europian të Kosovës, TEB BANK nr.llogarisë: 20-11-0000937177-54.


INFORMATA SHTESË DHE ALPIKIME !
Për më shumë informata lidhur me HAMK/ECK Summer School ju lutem na kontaktoni në 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 apo na shkruani në info@eck-edu.orf

KLIKO KËTU PËR TË APLIKUAR