Qendra Hulumtuese

Qendra Hulumtuese është një nga njësitë me rëndësi kapitale në zhvillimin akademik, hulumtues dhe shkencor të Kolegjit Europian të Kosovës. Misioni i saj është një ndërlidhje e mirëfilltë teorike e praktike e studimeve akademike me veprimtarinë këkimore-shkencore, si për stafin akademik, ashtu

edhe për studentët e Kolegjit. Struktura e Qendrës Hulumtuese përbëhet nga Këshilli Shkencor, organi më i lartë i Qendrës; Drejtori i Qendrës Hulumtuese; Stafi i brendshëm hulumtues;Bashkëpunëtorët e jashtëm hulumtues; Hulumtuesit e rinjë (studentë) të Kolegjit. Veprimtaria e Qendrës Hulumtuese ushtrohet mbi bazë të një plani të detajuar dhe të miratuar nga organet kompetente brenda Kolegjit Europian të Kosovës. Aktivitetet e Qendrës Hulumtuese shtrihen në këto fusha:studime hulumtuese, publikime shkencore, publikimi i revistës së Kolegjit, projekte shkencore,

konferenca shkencore dhe veprimtari të tjera kërkimore-shkencore.
 

Grupet hulumtuese të studentëve

Veprimtaria hulumtuese e grupeve të studentëve, e udhëhequr nga stafi akademik përbënë një aktivitet me rëndësi të veçantë dhe me priorit të Kolegjit Europian të Kosovës. Grupe studentësh, sipas projekteve hulumtuese, realizojnë veprimtari hulumtuese duke u bërë pjesë active jo vetëm në

veprimtarinë akademike, por edhe në veprimtarinë hulumtuese të Kolegjit.


Projektet hulumtuese të grupeve hulumtuese të studentëve kanë të bëjnë me çështje shkencore në fushat e studimeve të tyre, shumë herë në bashkëpunim edhe me studentë të universiteteve të ndryshme ndërkombëtare.


Shkarko publikimet

ECK International Journal