Kolegji Europian i Kosovës pjesë e ICSSH 2016 • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Kolegji Europian i Kosovës pjesë e ICSSH 2016

Të Premtën me 13 Maj 2016 në Shkup, u organizua një nga konferencat më të mëdha në Ballkan, Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Sociale dhe Humanitare nga International Ballkan University dhe universitetet partnere ndër të cilat dhe Kolegji Europian i Kosovës si i vetmi institucion arsimor nga Kosova.
       Konferenca kishte për qëllim bashkimin e ekspertëve dhe akademikëve nga fusha të ndryshme shkencore në një forum të përbashkët në mënyrë që të promovojë shkëmbimin e informatave shkencore në mes dijetarëve e hulumtuesve nga e gjithë bota.
       Rektori i Kolegjit Europian të Kosovës, Prof. Dr. Ali Bajgora ishte pjesë e komitetit shkencor të kësaj konference si dhe pjesëtar i komitetit të nderit. Ky lloj bashkëpunimi ka për qellim promovimin e kapacitetit dhe vlerave akademike edhe përtej kufijve te vendit tonë.
ECKPRESS

Aurora