Praktikant/e (Me Pagese) • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Praktikant/e (Me Pagese)

A keni dëshirë të punoni në fushën e arsimit profesional, trajnimeve apo Konsulencës? Vlerësoni se keni aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me palë të interesuara? Kolegji Europian i Kosovës institucion profesional i cili merret me Programe Profesionale, Trajnime, Konsulencë & Ndërmjetësim në Punësim shpall konkurs:

Pozita e punës: Praktikant/e

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, si edhe mban agjendën e përditshme në punët e marketingut, promovimit dhe marrëdhëniet me publikun;
- Monitoron zhvillimin e konkurrencës dhe zhvillimin e nevojave të klientëve në teren;
- Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrative.
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe punëve administrative
- Ndihmon në kryerjen e detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati/ja duhet të jetë në studime apo i/e diplomuar në Arsimin Universitar;
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
- Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
- Shkathtësi të mira të komunikimit;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
- Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
- Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.

Benifitet nga praktika:
- Ambient profesional dhe miqësor të punës,
- Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen falas për stafin,
- Mundësi punësimi pas përfundimit të praktikës.

Si të aplikoni?
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV në hr@eck-edu.org
Konkursi është i hapur deri më 9 Tetor 2023