Kolegji Europian i Kosovës tani me laborator testues të Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit dhe Mjedisit • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Kolegji Europian i Kosovës tani me laborator testues të Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit dhe Mjedisit

Kolegji Europian i Kosovës vazhdon me rritjen e cilësisë dhe gamën e shërbimeve duke u licencuar si laborator testues i Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit dhe Mjedisit akredituar sipas ISO/IEC 17025 duke krijuar njohje dhe vlefshmëri në teritorin e Republikës së Kosovës dhe gjitha institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

ECK Laboratori i Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit dhe Mjedisit falë teknologjisë dhe instrumenteve të fundit, stafit professional dhe në përputhje me ISO standarde ofron një game të gjerë testimesh dhe matjesh të nevojshme për kompani dhe institucione në përputhje me ligjet vendore si:


- Matja e Zhurmës (dB)
- Matja e Temperaturës
- Matja e Lagështisë së ajrit
- Matja e Fuqisë së Erës
- Matja e nivelit të ndriçimit (Lux)
- Matja e Pluhurit dhe grimcave në ajër
- Matja e Radiacionit Alpha, Beta, Gamma
- Matja e Gazrave
- Matja e nivelit të fushës elektromagnetike
- Matje elektrike


Keni nevojë për matje?
Na kontaktoni në info@eck-edu.org apo 044 97 28 28 / 038 22 28 28.


Përveç testimeve dhe aktiviteteve të ECK Laboratorit të Sigurisë në Punë, Mbrojtjes së Shëndetit dhe Mjedisit, Kolegji Europian i Kosovës është institucion i licencuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies për Vlerësimin e Riskut dhe Shëndetit në Punë.