Mysafir folës/Rast studimi Health Center of Excellence

Me anë të programit akademik më interesant në vend “Të mësojmë nga liderët” studentët e Kolegjit Europian të Kosovës patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth përdorimit të Teknologjisë Informative në mjeksi, ku mysafir folës ishte Dr. Neshad Asllani, me rastin e studimit Health Center of Excellence. Gjatë kësaj ligjërate studentët patën mundësinë të mësojnë se si përdorimi i teknologjisë informative në mjeksi ka ndryshuar sistemin mjekësor në Kosovë.
       Studentët patën mundësinë e diskutimit dhe pytjeve ndaj Dr. Neshad Asllani, ku u informuan rreth përdorimit të teknologjisë informative në mjekësi, mënyra se si funksionon një biznes si dhe menaxhimi i një biznesi të suksesshëm në Kosovë me përmasa dhe shtrirje globale.Kolegji Europian i Kosovës dhe studentët janë gjithashtu falënderues ndaj z. Asllani i cili mundësoi 20% zbritje për anëtarsim në platformën globale shëndetsore, Health Center of Excellence për të gjithë studentët dhe profesorët e Kolegjit Europian të Kosovës.
       Pjesë e programit akademik “Të Mësojmë nga Liderët” gjatë vitit akademik 2014/15/16 kanë qenë më shumë se 35 figura të njohura vendore dhe ndërkombëtare në mesin e tyre dhe ambasador, drejtorë, ekspert,menaxherë e biznesmenë nga fusha të ndryshme të cilët kanë arritur suksese në lëmi të ndryshme.
ECKPRESS
Aurora