Si të luftojmë stresin: 14 këshilla që funksionojnë

“Koha për tu relaksuar, është atëherë kur nuk ke kohë për të”
-Sydney J. Harris.

Ndenja e të qenit i stresuar në ditët e sotme është pothuajse e pashmangshme. Mirëpo se sa i stresuar ndihesh dhe sa shpesh ndodh kjo është diçka në të cilën ju keni ndikim të madh. Pa zakonet e mençura për trajnimin e situatave që mund të jenë stresuese, jeta mundet të jetë shumë më e rëndë se që duhet të jetë. Mund të ndiheni të lodhur ende pa filluar java, keni dhimbje stomaku, migrenë apo dhimbje koke të shpeshtë.

Pra, çfarë mund të bëni rreth kësaj ?

Në këtë artikull janë të paraqitur 14 këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë të jetoni një jetë me më pak stres.
Shpresoj se ju do të gjeni disa nga të preferuarit e juaj në mesin e këtyre këshillave dhe zakoneve, dhe që të mund të filloni ti praktikoni në jetën tuaj për ta reduktuar stresin dhe të jetoni një jetë shumë më të lehtë dhe me relaksuese.

1. Një nga një

Ju do të ndiheni më mirë dhe më pak të stresuar nëse ju bëni punët një nga një. S’ka rëndësi a jeni në punë, në shkollë apo në jetën tuaj private. Kjo do ta bëj më të lehtë të fokusoheni dhe të bëni punën më produktive dhe me një kualitet më të lartë. Në qoftë se keni për të bërë shumë-detyra gjatë ditës, atëherë gjeni kohë për të bërë secilën veç e veç.

2. Mbani shënime.

Detyrat, idetë dhe gjërat që vetëm ju duheni t’i mbani mend, shkruani të gjitha. Kështu, nuk do t’ju duhet të shqetësoheni se mos po harroni ndonjë gjë. Në këtë mënyrë, do ta lironi mendjen për tu fokusuar në gjërat tjera, sesa për të kujtuar diçka.

3. Bëjeni listën tuaj ditore shumë të shkurtë.
10 vite më parë kurrë nuk kam përdorë ndonjë listë për gjërat që duhet të bëj. Pastaj kam filluar duke përdorur një shumë të mbingarkuar të gjërave që duhet bërë në listë. Kam përfunduar gjëra më shumë, por kam qenë i stresuar dhe i mbingarkuar shumicën e kohës. Sot përdori një listë të shkurtë prej 1-3 detyrave më të rëndësishme. Dhe po funksionon me të vërtetë shumë mirë.

4. Mos e bëni mizën buall.
Një prej gjërave që të bëni ditën dhe jetën tuaj më të lehtë dhe më me pak stres është që të mos e bëni mizën buall. Të mos krijoni drama, të mbimendoni apo të krijoni problem për diçka që nuk është aq e rëndësishme.
Epo, kur një problem i madh fillon të ndërtohet në mendjen time, së pari them diçka: Prit pak tash ..
Kjo më ndihmon të ndalem dhe të bëhem më perceptues që ta ndryshoj mënyrën e të menduarit. Pastaj e pyes vetëm : A do të ketë rëndësi kjo pas 5 viteve? Apo edhe pas 5 jave?


5. Shpenzoje 80% të kohës tuaj duke u fokusuar në zgjidhjen.
Dhe vetëm 20% për t’u ndalur në çështjet e problemit. Në këtë mënyrë ju do ta jetoni jetën më të përmbushur, do të ndiheni më pak pesimist dhe më të plotfuqishëm, në rast se e bëni këtë.

6. Pyet në vend se të sugjerosh.
Të lexosh mendjen është shumë e vështirë. Keqkuptimet do të jenë të mjaftueshme nëse provon të bësh këtë. Pra, komunikoni në vend të kësaj. Ju do të keni më pak konflikte të panevojshme, negativitet dhe më pak për të humbur kohën tuajën dhe njerëzve tjerë.

7. Pregaditu para se të shkosh në gjumë.
Është diçka shumë e thjeshtë, por e cila të ndihmon shumë që të ndiheni më pak të stresuar në mëngjes. Ju shpenzoni vetëm 5 minuta kohë që të bëni këtë para se të shkoni në shtrat, gjithashtu, do t’ju ndihmojë që të keni më pak gjasa për të harruar diçka, shembull: Dokumentat, kuletën, telefonin, etj.

8. Vendosni kufi të qartë për ditën tuaj.
Kjo është shumë e rëndësishme, të paktën për mua. Kam nevojë që të kem një ekuilibër të mirë midis punës dhe pjesës tjetër. Kështu, nuk punoj para orës 8 të mëngjesit dhe pas orës 7 në mbrëmje.

9. Pushoni gjatë fundjavës.
Është gjithashtu shumë e rëndësishme që të keni një ekuilibër të mirë midis punës dhe pjesës tjetër nga një perspektivë javore. Bëjeni këtë duke qëndruar larg punës dhe duke qëndruar offline, në përjashtim të kontrollit të ndonjë e-maili gjatë fundjavës. Ju rekomandoj me të vërtet ta provoni këtë.

10. Siguroheni që keni kohë për të bërë gjërat që ju pëlqen të bëni.
Mësohuni që ti kryeni gjërat e rëndësishme shpejtë dhe në kohë, në mënyrë që të mund të keni kohë për pjesën tjetër jashtë punës. Ndoshta ato janë, të luani futboll me fëmijët, të pikturoni, të shkruani, të bëni foto apo të lexoni. Çfarëdo që juve ju pëlqen të bëni sigurohuni të ruani kohë të mjaftueshme edhe çdo ditë në orarin tuaj. Për shkak se disa gjëra do të lehtësojnë stresin dhe do të japin energji si një aktivitet që ju pëlqen të bëni.

 
11. Delego detyrat
Të gjithë ne kemi ndjenjën se mund të ja dalim mbanë dhe të gjitha ti përfundojmë vet.Por për të pasur sukses ju duhet të mësoheni të delegoni detyrat.Jo të gjitha mund ti punoni vet andaj dhe në rast se është punë e cila mund të përfundohet edhe nga ndonjë person tjetër , ju lusim ta delegoni atë.

12. 10 minuta para kohës
Shkoni në takime 10 minuta para kohës.Është shumë e rëndësishme qe ju te jeni pak minuta përpara takimit ne vendin e duhur , ne këtë mënyre minutat e mbetur deri ne takim ju mund ti shfrytëzoni për tu fokusuar ne takimin qe ke.Vonesa ne takime krijon mendimin se ju nuk jeni gjendje të menaxhoni me jetën e juaj.

13.Kërko ndihmë

Askush nuk është i gjithëdijshëm,te gjithë ne kemi anët tona të forta dhe të dobëta.Nuk është e thëne qe te punoni diçka te cilën nuk e keni idenë se si realizohet.Ju rekomandojmë qe te kërkoni ndihme tek shoqëria , prindërit dhe partneri.Do habiteni se te dashur dhe mirëkuptues janë njerëzit nëse ju vetëm kërkoni ndihme.

Më vonë ju mund të bëni të njëjtin veprim kur ata kanë nevojë.
 

14. 3 parimet e energjisë

Të gjithë i kemi dëgjuar me qindra herë këto këshilla të cilat do ju mundësojnë jetë më pak të stresuar dhe më të lumtur por pak i kemi zbatuar në praktikë apo edhe jemi duke i zbatuar.Tri parimet kryesore për një jetë me më pak stres janë : Gjumë të mirë , ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime .Menaxhimi me sukses i këtyre tri parimeve ju garanton një jetë pa stres , shëndet te mire dhe përqendrim më të madh në punë.

ECKPRESS
becomeGREATER staff