Suksesi i radhës për ECK: “Marrëveshja me International Balkan University”

Marrëveshjet e bashkëpunimeve ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe institucioneve arsimore dhe organizatave tjera internacionale tashmë nuk janë ndonjë risi!
       Zyra për bashkëpunime ndërkombëtare e ECK suksesin e radhës e ka kurorëzuar me një marrëveshje bashkëpunimi tejet të rëndësishme, që hap shumë mundësi për familjën ECK, të cilët janë studentët tanë, stafi ynë akademik dhe ai administrativ. Marrëveshja e radhës është arritur me International Balkan University të Maqedonisë, i cili është një nga institucionet më me renome në Ballkan dhe më gjerë.
       Benefitet e kësaj marrëveshjeje si dhe marrëveshjeve tjera të realizuara deri më tani, përveҫ faktit se Kolegjin Europian të Kosovës e njohin përtej kufinjëve shtetëror, si njërin ndër institucionet e arsimit të lartë me prestigjioz në Kosovë, po ashtu hapin dhe shumë rrugë për studentët tanë drejt Europës, jo vetëm për studime por edhe për mundësi punësimi në drejtimet përkatëse!

Mision i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, krijimi i mundësive për studentët e ECK Drejt Europës!

ECKPRESS
Ariani