Akademia e Jurisprudencës - Shpresë për juristët nga Kosova

Profesioni i juristit, përveç që është një nga profesionet më të përhapura, më prestigjioze dhe së fundi më të paguara në vendin tonë është edhe një nga ato profesione atraktive, në të cilat kurrë nuk ndalon së mësuari gjëra të reja. 

Akademia e Jurisprudencës
brenda Kolegjit Europian të Kosovës përmes trajnimit më inovativ dhe të qëlluar për fushën e shkencës juridike në Kosovë "Praktika Juridike“ ka dëshmuar se përmes mësimeve praktike siҫ janë: puna grupore, rastet e improvizuara, ndërrthurja e mësimeve teorike me ato praktike i ka afruar kandidatët më afër me realitetin gjyqësor si dhe ju ka dhënë një mundësi të artë për përgaditjen e provimit të Jurisprudencës.
       Trajnimi Praktika Juridike në Kolegjin Europian të Kosovës realizohet nga gjyqtarët dhe prokurorët  më të mirënjohur në Kosovë si dhe rajon. Kohëzgjatja e trajnimit përfshinë një periudhë (8)tetë javore ku pjesëmarrësit ushtrojnë dhe mësojnë se si të shkruhen : parashtresat e ndryshme juridike, vendimet, aktvendimet, aktgjykimet, aktet akuzuese, ankesat, kallëzimet penale, kontratat dhe marrëveshjet të ndryshme civile etj. Gjithashtu kandidatët kanë mundësinë e diskutimit dhe pyetjeve rreth ҫështjeve të ndryshme juridike që ju interesojnë, dhe të marrin përgjigje apo këshilla nga ekspertë të kësaj fushe.
       Në fund të trajnimit, kandidati i cili ka treguar rezultat të shkëlqyer gjatë periudhës 8 javore, Kolegji Europian i Kosovës e shpërblen me anëtarësim 1 vjeçar në Asociacionin Ndërkombëtar të Juristëve të Rinj ku ka mundësinë të fitoj bursa të ndryshme për pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare! Gjithashtu kandidatët e certifikuar nga ECK mund të vazhdojnë me punë praktike nga 1-3 muaj në institucionet dhe kompanitë partnerë të Akademisë së Jurisprudencës.

Trajnimi i radhës fillon me 12 dhe 16 Prill 2016 për më shumë informata në lidhje me trajnimin dhe aplikime ju lutem klikoni këtu.

ECKPRESS
Ariani