ECK Debate Club - Aborti • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

ECK Debate Club - Aborti

Çështja e abortit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një çështje me rendësi jo vetëm për të gjitha gratë por edhe për politikat që lidhen me riprodhimin dhe seksualitetin në shoqerinë tonë.
       Klubi i debatit duke dashur që të sfidoj vet anëtarët pjesmarrës më dt.10.02.2016 debatuan për  çështjen e “Abortit” si një temë që në shoqërinë tonë e poashtu edhe në të gjitha vendet e botës konsiderohet si tabu dhe temë shumë e ndieshme. Debatuesit shprehën mendimet e tyre rreth asaj se a duhet të jetë legal apo jo aborti, fakte mbi fillet e historisë së abortit, vendet tek të cilat është legale apo ilegale aborti, dhe çështje të tjera që ndërlidhen me abortin si: A mund të jetë vërtet i sigurt dhe pa pasoja një abort? Ç’efekt mund të ketë ligjërimi për abortin?
       Edhe pse tema e “Abortit” në vendin tonë nuk është diskutuar ende në nivel kombëtar, studentët dhe pjesëmarrësit e klubit te debatit shfaqen shqetësimet e tyre mbi këtë dukuri. Niveli i përgatitjes dhe argumentet e prezantuara pro dhe kundër lënë të kuptojmë se e ardhmja e vendit tonë varet nga rinia dhe në rast se vazhdohet me një përformancë të tillë do të kemi një të ardhme të ndritur.
ECKPRESS
Albana