Ligjeratë me Profesorin Frank Baumann • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Ligjeratë me Profesorin Frank Baumann

Ju njoftojmë se të Marten me datë 15/12/2015 nga ora 16:30h në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës në kuadër të programit akademik ‘’Learning From Leaders’’ do të organizohet ligjeratë me Profesorin Frank Baumann.

Frank Baumann është Profesor në Universitetin "Schwäbischgemünd" në Gjermani ndërsa u zgjodh gjatë misionit të tij në Kosovë dhe si Anëtar i Bordit te Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës. Ai është Iniciator dhe Menaxher i Projektit te BE-së “Projekti për Përmirësim dhe Formim Profesional të Arsimit dhe Përmirësimi i Didaktikëve në Trajnimin e Profesorëve”

Ju ftojmë që të jeni pjesë e kësaj ligjerate të një rëndësie të veçantë për studentët dhe profesorët e ECK-së !