Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe Varna Free University në Bullgari • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Kolegjit Europian të Kosovës dhe Varna Free University në Bullgari

Vazhdon rritja e numrit të partneriteteve ndër-universitare nga Kolegji Europian i Kosovës. Një marrëveshje bashkëpunimi mjaft e rëndësishme është nënshkruar me Varna Free University në Bullgari nga e cila marrëveshje do të përfitojnë sidomos studentët e kolegjit. Nga tani studentët do të kenë mundësi të transferojnë studimet e tyre bachelor apo master në këtë Universitet.

Varna Free University është një nga universitetet private më të mëdha dhe më të njohura në Bullgari e cila ofron mundësinë për studime të rregullta, me korrespodencë dhe në distancë për të gjitha nivelet akademike duke përfshirë bachelor, master dhe doktoraturë. Gjatë studimeve, studentëve u ofrohet mundësia të ndjekin praktika, trajnime dhe punishte të ndryshme me qellim të zhvillimit profesional. Cdo vit Varna Free University ofron bursa studimi për studentët e dalluar. Studentët do të kenë mundësi të studjojnë në njërin nga këto fakultete: Ekonomi Ndërkombëtare dhe Administratë, Juridik, Arkitekturë, Departamenti për Gjuhë të Huaja dhe Mësimdhënie
ECKPRESS