MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES TË KOLEGJIT EUROPIAN TË KOSOVËS DHE UNIVERSITETIT "EQREM ÇABEJ" TË GJIROKASTRËS.

Një delegacion akademik i Kolegjit Europian të Kosovës i kryesuar nga Dekani i Kolegjit Prof.Dr. Ali Bajgora u prit në një vizitë pune (dt.2-4 Prill 2015) në Universitetin "Eqrem ÇABEJ" të Gjirokastrës nga stafi menaxhues i universitetit i kryesuar nga Prof.Dr. Gëzim Sala, Rektor i Universitetit të Gjirokastrës.

Në takimin e zhvilluar u diskutuan shumë cështje dhe mundësi bashkëpunimi ndëruniversitare në mes të dy institucioneve universitare nga Shqipëria dhe Kosova si dhe rëndësia e shtrirjes së bashkëpunimit në fushën akademike, hulumtuese, shkencore, veprimtarin botuese, shkëmbimin e stafit akademik dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërstudentore.

Me dt. 2 Prill 2015 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndëruniversitar në mes të Universitetit "Eqrem ÇABEJ" të Gjirokastrës, përfaqsuar nga Prof.Dr. Gëzim Sala, Rektor i Universitetit të Gjirokastrës, dhe të Kolegjit Europian të Kosovës nga Prishtina, përfaqsuar nga Prof.Dr. Ali Bajgora, Dekan i Kolegjit.