KONKURS: Praktikant/e Profesionale • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS: Praktikant/e Profesionale

Kolegji Europian i Kosovës ”ECK” është në kërkim të dy praktikantëve për pozitën: Praktikant/e Profesionale (pa pages)


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, memove, formulareve, si edhe mban agjenden e përditshme;
• Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve juridike, komunikatave;
• Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
• Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
• Ndihmon në administrimin e korrespondencave të supervizorit duke përfshirë regjistrimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e përshtashme të saj;
• Ndihmon në kryrjene detyrave tjera të përcaktuara nga mbikqyresi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:

• Kandidati/ja duhet të jetë student apo i diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Komunikim Masiv ose fusha të ngjashme;
• Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
• Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
• Shkathtësi të mira të komunikimit;
• Njohuri të mira të punës me kompjuter ( MS Office );
• Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
• Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.
Benifitet nga Praktika Profesionale (pa pages)
• Ofrojmë ambient dinamik dhe miqësor të punës,
• Mundësi për ngritje profesionale nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit

Praktika zgjatë 3 muaj, dhe varësisht nga interesimi dhe suksesi i kandidatëve mund të zgjatet dhe për 3 muaj të tjerë.Të gjithë të interesuarit për të aplikuar, luten që të dergojnë CV-të në work@eck-edu.org, jo me larg se 15 janar 2015. Do të kontaktohen vetëm kandidatet që plotësojnë kriteret e cekura më lartë.