Guest Speaker@Kolegji Europian i Kosovës : z. Lulzim Fushtica • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Guest Speaker@Kolegji Europian i Kosovës : z. Lulzim Fushtica

Të Premten, me datë 12 Dhjetor 2014 nga ora 17:00h në kuadër të programit tashmë të njohur “ Guest Speakers” do të kemi të ftuar z.Lulzim Fushtica, Këshilltar Kombëtar për Siguri Publike / Siguri në bashkësi në Departamentin Amerikan për Drejtësi ICITAP dhe në Ministrinë e Punëve të brendshme.

Tema e ligjeratës së z.Lulzim Fushtica do të jetë “ Aftësitë e Prezentimit dhe Komunikimit “

Z. Fushtica, është pjesë e OSBE Mission qe 8 vite dhe kryesisht ka punuar në fushën e trajnimit dhe ngritjen e kapaciteteve në seksionin e Trajnimit të OSBE-së, Në 2004 u transferua në Shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës (SHSHPK) si Udheheqës i Sektorit të Trajnimeve . Me fillimin e fazës së tranzicionit në SHSHPK, Z. Fushtica u promovua së pari si Shef i Departamentit për Mbështetje Programore dhe nga 2006 si Zëvendës Drejtor për Operacione të Shkollës së Shërbimit Policor të Kosovës.Në Korrik të 2010, z. Fushtica iu bashkua Departamentit Amerikan të Drejtësisë / ICITAP si Këshilltar Kombëtar për Siguri Publike / Siguri në Bashkësi i dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku vazhdon te punojë edhe sot.Ai është i diplomuar në Shkenca Sociale nga Universiteti i Tiranës dhe diplomë pasuniversitare nga Akademia Diplomatike Shqiptare në Marrëdhënie NdërkombÄ—tare dhe Diplomaci.

Për më shumë rreth temës dhe z.Lulzim Fushtica ju mund të mësoni gjatë ditës së Premte me fillim nga ora 17:00h në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës.


ECKPRESS