Guest Speakers: z.Theobald Volkmar dhe Prof.Dr.Isa Bicaj

Të enjten, me datë 27 Nëntor 2014 nga ora 17:00h në kuadër të programit akademik “Guest Speakers” do të jenë të ftuar udhëheqësi kryesor i Projekteve të Reformës Ligjore në Kosovë në kuadër të GIZ Kosovo ( Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), z.Theobald Volkmar dhe nga ora 18:00h Prof.Dr. Isa Bicaj Profesor dhe Hulumtues i Historisë së Shtetit dhe së Drejtës.

Tema e ligjëratës së z.Volkmar do të jetë “ Qëllimi i Unionit Evropian ”.

Z.Volkmar si ekspert i GIZ  dhe me një bagazh të gjerë punësh në të kaluarën si ekspert juridik, konsulent , trajner dhe këshilltar juridik do të flas në ligjëratën e lartëcekur për bazat e krijimit, mënyrën e funksionimit , kompetencat dhe institucionet e Unionit Europian. Kosova si shtet që është në tendencë të bëhet pjesë e UE-së , një ligjëratë e tillë shihet si mundësi e shkëlqyer për njoftimin e opinionit publik në arritjen e përmbushjes së kritereve për të qenë pjesë e familjes Europiane.

Tema e ligjëratës së Prof.Dr. Isa Bicaj do të jetë “ Pavarësia e Shqipërisë 1912”.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kolegjin Europian të Kosovës do të jetë i ftuar Prof.Dr Isa Bicaj i cili do të tregoj më shumë rreth përpjekjeve shekullore të Shqipërisë për të arritur synimin e saj të përjetshëm, SHTET TË PAVARUR DHE SOVRAN.

Për më shumë në lidhje me musafirët folës si dhe temat që ata do të prezentojnë ju mund të mësoni të Enjten me datë 27/11/2014 nga ora 17:00h në Kolegjin Europian të Kosovës.

ECKPRESS