Marrëveshje bashkëpunimi me International Association for Political Science Students

Kolegji Europian i Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me IAPSS. International Association for Political Science Students është organizatë botërore e shtrirë në më shumë se 80 shtete dhe me mbi 18.000 anëtarë në gjithë botën. Qëllimi kryesor I kësaj organizate është të ofroj mundësi akademike për zhvillimin akademik tëanëtarëve të tyre duke ofruar mundësi të ndryshme për publikime, zhvillim karriere, evente të ndryshme etj. Marrëveshja për bashkëpunim me IAPSS mundëson që studentët e Kolegjit Europian të Kosovës të bashkëpunojnë në forma të ndryshme duke filluar nga publikime të ndryshme, udhëtime në vendet e Bashkimit Europian apo participime në eventet e organizuara nga IAPSS. Kjo është një tjetër mundësi e cila ju prezentohet studentëve kosovarë për herë të parë në Kosovë.

ECKPRESS