+4250 euro të shitura në kuadë të programit SHITJA & SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

+4250 euro të shitura në kuadë të programit SHITJA & SHËRBIMI NDAJ KLIENTIT

Shitja & Shërbimi ndaj klientit është program profesional i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit i cili realizohet nga Kolegji Europian i Kosovës. Në kuadër të programit pjesëmarrësve ju ofrohen ligjerata praktike nga trajnerët, sesione bashkëbisedimi me mysafir folës, sfida praktike të shitjes si dhe vizita studimore.

Në Dhjetor 2020, pjesëmarrësit u sfiduan me detyrën e tyre praktike në kuadër të cilës u sfiduan që të krijojnë një dhuratë, fillojnë shitjen e saj me qëllim të gjenerimit të të hyrave për grupin. Të ndarë në 3 grupe, pjesëmarrësit brenda periudhës 2 javore me buxhet prej 100 euro sfiduan veten e tyre si dhe aplikuan njohuri dhe teknika të fituara në kuadër të trajnimit.

Edhe përkundër sfidave të ndryshme nëpër të cilat po kalon vendi ynë, grupi i përbërë nga Andi, Adelina, Sherifi kanë arritur të thyejnë rekordin e tanishëm duke realizuar shitje prej 4125 euro brenda periudhës 2 javore me invetim fillestar 100 euro. Ky rezultat dëshmon se përkushtimi i kombinuar me njohuritë e duhura dhe punën grupore është sekreti drejt suksesit.

Regjistrimet për grupin e ri MARS 2021 të Programit Profesional Shitja & Shërbimi ndaj klientit ka filluar.
Regjistrohu tani / Na kontaktoni 044 97 28 28, 049 87 28 28, 038 22 28 28

Kolegji Europian i Kosovës është institucion profesional i akredituar nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimit dhe Licencuar nga MASHT i cili ofron programe profesionale, trajnime si dhe shërbime tjera profesionale si Vlerësimin e Sigurisë & Shëndetit në Punë, Shërbime Ligjore si dhe ndërmjetësim në punësim.