Zhvillues Softueri (Niveli IV i KKK/ 60 ECTS) • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Zhvillues Softueri (Niveli IV i KKK/ 60 ECTS)

European College of Kosovo shpall të hapur regjistrimin e kandidatëve në programin profesional “Zhvillues Softueri” program i cili siguron punësim dhe të ardhme të sigurtë. Ky program profesional është i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe i ndërlidhur 100% me tregun e punës.
Pse duhet të regjistroheni në këtë program profesional ?
Zhvillues Softueri është një nga profesionet më të kërkuara në botë me të ardhme, rroga dhe kushte jashtëzakonisht të mira edhe në Kosovë. Ky program profesional ju përgatitë që të inkuadroheni lehtë dhe shpejtë në tregun e punës dhe mësoni njohuritë e nevojshme që të gjeni një vend pune dhe adaptoheni me kulturën dhe kërkesat e kompanisë.
Çfarë ofron ky program?
- Mësim interaktiv dhe sistem dual mësimi
- Oferta pune dhe ndërmjetësim në punësim
- Diplomë profesionale nga Autoriteti Kombëtar i kualifikimeve
- Fleksibilitet dhe ushtrime praktike

MODULET E PROGRAMIT:
Semestri  I
Moduli 1: Metodologjitë e Zhvillimit të Softuerit
Moduli 2: Hyrje në Programim 
Moduli 3: Hyrje në Bazën e të Dhënave 
Moduli 4: Programimi në UEB 
Moduli 5: Zhvillimi i Aplikacioneve Mobile 
Moduli 6: Gjuhë Angleze 

Semestri II
Moduli 7: Zhvillimi i Desktop Aplikacioneve 
Moduli 8: API Programimi 
Moduli 9: Principet e dizajnit të ndërfaqes 
Moduli 10: Siguria dhe Testimi i Softuerit 
Moduli 11: Punë praktike (Intership) 

Orari & Kohëzgjatja:
Programi fillon me datë 1 Tetor 2020 – 15 Qershor 2021
Lokacioni: ECK / Prishtinë

Kosto e programit:
Kosto e programit është 750€/semestri.
Mundësi pagese me këste me 0% interes.

APLIKO TANI
Informata shtesë: 038 22 22 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 / info@eck-edu.org