5 këshilla për t'ua lehtësuar punën nga shtëpia • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

5 këshilla për t'ua lehtësuar punën nga shtëpia

 

COVID-19 ka detyruar cdo biznes, institucion e kompani që të ambientohen me rregulla të reja pune. Për herë të pare, ekonomia jonë është duke u përballuar me një gjendje emergjente e cila ju pamundëson punën, prodhimin, qarkullimin, lëvizjen të gjithë nesh, pa dallim se në cilin vend të botës gjindeni. Në këto rrethana, puna nga shtëpia është e vetmja zgjidhje në mënyrë që të adaptohemi dhe përballojmë situatën në të cilën gjindemi. Gjithsesi, për shumicën nga ne, kjo është experience e re me të cilën nuk jemi përballur më pare anda dhe disa hapa janë më se të nevojshëm për të qenë produktiv dhe profesional.


1) Rregullo hapësirën e punës, duke u siguruar që dera është mbyllur

Në rast se do të punoni nga shtëpia me orar të plotë, është shumë e rëndësishme që të mund të përgatitni tavolinën e punës dhe mjetet e punës me qëllim që të krijohet një ambient pune dhe mund të përqëndroheni.
Dera e mbyllur, do të ju siguroj që të koncentroheni dhe fokusoheni në punët të cilat do të realizoni. Gjithsesi, zgjedhje alternative do të ishte të komunikoni me anëtarët e familjes lidhur me kohën kur ju jeni të zënë, apo kur të tjerët duhet të ju ndihmojnë me përkujdesjen e fëmijëve, përgatitjen e ushqimit e punë të tjera.

2) Përcakto aplikacionet me të cilat do të punoni

Ekipe të ndryshme përdorin aplikacione të ndryshme për komunikim dhe bashkëpunim. Për shembull, ju mund të përdorni Slack për chat, Google Docs për shpërndarje të dokumenteve apo Zoom për video konferenca.

3) Përcakto kohë për Face Time

Sigurohuni që ekipi ka kohë të mjaftueshme për të komunikuar në baza ditore, duke përcaktuar kohë të përshtatshme për të gjithë. Është shumë e rëndësishme në këto kohë kur shumica nga ne gjindemi në shtëpi të izoluar që të bashkëbisedojmë dhe gjejmë kohë edhe për pak bashkëbisedim I cili do të mundësoj që ekipi të ndihet i bashkuar.

4) Shkruaj detyrat që duhet ti përfundosh brenda ditës

Në situata të tilla, ku në jemi të stresuar me situatën në vend, epideminë COVID-19 dhe gjindemi në ambiente shtëpie është mëse e rëndësishme që të vendosni prioritet dhe keni kujdes se si e menaxhoni kohën tuaj. Andaj, në baza ditore shkruaj në fletore detyrat që ju duhet të përfundoni brenda ditës dhe sigurohuni që të përfundoni ato.

5) Sigurohu që ti keni të gjitha paisjet

Para se të keni filluar punën nga shtëpia, ju duhet të siguroheni se i keni të gjitha pajisjet që iu duhen. Sigurisht, ju nuk mund t'i keni të njejtat kushte si në zyre, por mundohuni të gjeni një karrige të rehatshme, një bllok për shënime rregullojeni monitorin në lartësinë e duhur, si dhe përdorni kufje për të shmangur zhurmat e mundshme


ECK PRESS