3 aryse pse ju duhet të ndjekni trajnimin “Psikologjia e Negocimit & Teknikat e Shitjes • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

3 aryse pse ju duhet të ndjekni trajnimin “Psikologjia e Negocimit & Teknikat e Shitjes

European College of Kosovo në bashkëpunim me VCC (BE) organizojnë tash e katër vite një nga trajnimet më praktike në vend për të gjithë profesionistët e fushës së SHITJES. I zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare, ky trajnim realizohet në më shumëse 12 vende të Bashkimit Europian me qëllim të përgatitjes së kandidatëve me teknikat dhe praktikat më të mira në shitje.

1. PLANPROGRAM EUROPIAN I ZHVILLUAR SIPAS STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE

Për dallim nga trajnime të shumta që ofrohen në vendin tonë, ky trajnim është i përpiluar nga ekspertë ndërkombëtar të shitjes të cilët duke vlerësuar praktikat më të mira nga shtete të ndryshme evropiane kanë përpiluar librin dhe planprogramin më praktikë i cili përgatit kandidatët me teknikat dhe praktike konkrete për të qenë më të mire në shitje!

2. TRAJNERË ME EKSPERIENCË 20 VJECARE, TË CERTIFIKUAR NGA VCC.

Një nga komponentët kryesor të trajnimit padyshim se është edhe ekipi i trajnerëve të cilët do të realizojnë trajnimin. Trajnimi realizohet nga ekspertë të fushës me eksperiencë pune në shitje +20 vite në Angli dhe Kosovë në kompani ndërkombëtare si Virgin Media, British Gas dhe ato vendore si PTK dhe Raiffeisen Bank Kosovo.

3. CERTIFIKOHU NDËRKOMBËTARISHT PËR SHITJE

Pjesëmarrësit të cilët realizojnë me sukses trajnimin dhe certifikimin, marrin certifikatë të kompetencës profesionale nga VCC e cila pranohet dhe njihet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe tregun e punës dhe është pjesë e iniciativës së EUROPASS.

Trajnimi fillon me 04 Korrik 2020!
Numri i kandidatëve është i limituar!

Apliko këtu: http://www.eck-edu.org/?id=32&t=15