KONKURS PUNE: SOCIAL MEDIA KORDINATOR • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KONKURS PUNE: SOCIAL MEDIA KORDINATOR

European College of Kosovo është në kërkim të një kandidati i/e cila me kreativitetin, dhe idetë inovative përkujdeset për pjesen e marketingut digjital, duke promovuar dhe realizuar kampanja të ndryshme që ndërlidhen me pjesën e trajnimeve & shërbimeve që ofron ECK.

Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Orar i plotë
Paga: Atraktive
Mjetet e punës: Llaptop, Aparat, Social Media tools.

Detyrat & Përgjegjësitë
- Menaxhimi i Rrjeteve Sociale, Email Campaigns, Web content.
- Zhvillimin dhe përmirësimin e njohjes së Brand-it & Sherbimeve,
- Postimi i artikujve/postimeve në Web
- Organizimi i promocioneve & pjesëmarrja në evente të ndryshme
- Krijimi i planit të veprimit, analizimi i tregut, promovimi i trajnimeve, pakove të trajnimeve & shërbimeve.

Kriteret
- Njohje me trendet dhe fushën e Marketingut Digjital
- Njohja e programeve për dizajn dhe ngjajshme që ndërlidhen me pozitën e punës (ECK bashkëpunon edhe me studio Dizajni/outsource)
- Eksperiencë pune në fushë të njejtë
- Eksperiencë të mire në krijimin e kampanjave reklamuese në rrjete sociale
- Njohja e Gjuhës Angleze

Si të aplikoni ?
Të gjithë kandidatët e interesuar, së bashku me CV-në & Portfolion e tyre duhet të dërgojnë analizën e tyre lidhur me pytjet në vazhdim:
a) Analizo prezencën e European College of Kosovo në Social Media & trego se cfare ndryshime duhet bërë (Specifike, Kontrete & të bazuara në fakte)
b) Trego shembuj të punës & arriturave tuaja (Trego shembuj/idenë/objektivat/rezultatin)

Ju lutem dërgoni email në work@eck-edu.org duke shkruar në subjekt [Aplikim për :Kordinator për Social Media, Web dhe Marketing]. Afati i fundit për aplikim 18 Janar 2020.