STUDIONI NË ECK DHE TRANSFEROHU NË EUROPEAN UNIVERSITY NË BARCELONË, GJENEVË, MONTREUX, MUNICH




Viti i ri akademik po afrohet dhe vendimi i juaj për të studiuar nuk është rrugë e lehtë dhe as e shkurtër, por është rruga e vetme drejt dijës, karrierës, suksesit dhe ardhmërisë tuaj.

Kolegji Europian i Kosovës është i vetmi institucion universitar me vizion dhe edukim Evropian. Programet akademike që ne ofrojmë për studentët tanë janë të akredituara dhe të pranuara ndërkombëtarisht në universitet me prestigjioze ndërkombëtare evropiane.

Oferta themelore për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës përfshinë:
Studime akademike universitare sipas standardeve evropiane; staf akademik ndërkombëtarë; literaturë bashkëkohore, partneritet me universitete ndërkombëtare prestigjioze nga vende të ndryshme evropiane dhe me gjerë.Duke pasur parasysh promovimin e parimeve themelore të sistemit të Bolonjës, Kolegji Europian i Kosovës ka krijuar partneritet akademik e shkencor me Universitete dhe Institute shkencore ndërkombëtare në shumë vende të Evropës.

Së fundmi një partneritet akademik me rëndësi të veçantë është krijuar edhe me një nga Top 35 Universitetet më të mira evropiane."EUROPEAN UNIVERSITY Business School “ me qendrat e saj në Barcelonë, Gjenevë, Montreux dhe Munich. Karriera akademike, shkencore dhe hulumtuese e këtij institucioni, partner i Kolegjit Europian të Kosovës, është për t’u admiruar dhe është e një rëndësie të madhe për zhvillimin akademik e shkencor edhe në Kosovë.

Duke u bazuar në bashkëpunimin dhe partneritetin me “European University”, studentët e Kolegjit Europian të Kosovës kanë mundësi që studimet e tyre ti vazhdojnë në qendrat e dijës dhe shkencës botërore si në Barcelonë, Gjenevë, Montreux, Munich dhe në shumë universitete Evropiane dhe Botërore me të cilat ky Universitet ka bashkëpunim Akademik (Evropë, Lindjen e Mesme,SHBA dhe Azi).

Marrja e një diplome universitare ndërkombëtare, të cilën e mundëson Kolegji Europian i Kosovës, në partneritet me “European University” do te thotë krijim i perspektivave të reja drejt karrierës tuaj akademike, shkencore dhe punësimit jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë, SHBA, e vende të tjera.

Studentët e Kolegjit Europian po ashtu kanë mundësi që të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve akademike, hulumtuese, dhe studentore që realizohen në kuadër të bashkëpunimeve ndëruniversitare në vende të ndryshme Evropiane dhe me gjerë.Duke pasur vizion të qarte për edukim cilësor dhe ofrimin e mundësive që të shkolloheni në vendet me të zhvilluara evropiane, ne, ju ftojmë që të bëheni pjesë e Kolegjit Europian të Kosovës.