Trajnimi - Praktika Juridike, një nga trajnimet më praktike në vend • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Trajnimi - Praktika Juridike, një nga trajnimet më praktike në vend

Në kuadër të European College of Kosovo ka përfunduar me sukses trajnimi “Praktika Juridike” i cili u realizua në ambientet e ECK-së për plot 2 javë në modulet Penal & Civil.

Ajo cfarë duket e pamundur të mësohet në fakultet gjatë 4 viteve studime, në ambientet e European College of Kosovo është mëse e mundur përmes trajnimit “Praktika Juridike”, trajnim ky i cili tash 8 vite ju është një nga trajnimet më të kërkuara nga studentët të cilët studiojnë drejtësi.
      Ajo cfarë e bën të dallohet trajnimin “Praktika Juridike” është numri i limituar i kandidatëve, aspekti praktik i hartimit të shkresave nga moduli Penal & Civil i cili për plot 32 orë akademike ju mundëson kandidatëve të mësojnë shkresat nga Prokuror dhe Gjyqtarë me eksperiencë të gjatë në fushën Penale & Civile.
      Gjatë viteve, qindra kandidatë dëshmojnë mbi profesionalizmin, benefitin dhe rëndësinë që ka ky trajnim tek studentët dhe të diplomuarit në programe juridike të cilët aspirojnë që të bëhen avokatë, prokurorë, gjyqtarë të ardhshëm të vendit tonë. Për të lexuar më shumë lidhur me trajnimin, Praktika Juridike ju lutem klikoni këtu.
ECK PRESS