ECK - Institucion i licencuar për mbrojtje të pronësisë intelektuale • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

ECK - Institucion i licencuar për mbrojtje të pronësisë intelektuale

European College of Kosovo dëshmon se është gjithmon në rritje, kësaj radhe duke ja shtuar veprimtarisë së saj edhe një shërbim të ri, Mbojtjen e Pronësisë Intelektuale, Regjistrimin e Markës Tregtare (Trademark) si shërbim shumë i nevojshëm për kompanitë të cilat ofrojnë shërbime dhe produkte në Kosovë.
ÇFARË ËSHTË MARKA TREGTARE

Marka tregtare është një shenjë dalluese, e cila identifikon mallra apo shërbime të ofruara nga një individ apo ndërmarrje e caktuar. Origjina e saj e ka zanafillën nga kohët e lashta, kur artizanët riprodhuan nënshkrimet e tyre ose “markat” në produktet e tyre artistike apo të përdorimit të përditshëm. Gjatë viteve, këto marka u zhvilluan për të arritur në sistemin e sotëm të regjistrimit e mbrojtjes.

ÇFARË SJELL MBROJTJA E MARKËS TREGTARE
Marka e regjistruar tregtare i ofron mbrojtje ligjore pronarit të saj, duke i siguruar të drejtën ekskluzive për ta përdorur atë, me qëllim identifikimin e mallrave ose shërbimeve apo të autorizojë dikë tjetër për ta përdorur atë në këmbim të pagesës. Mbrojtja zgjat për një periudhë 10-vjeçare, por ajo mund të ripërtërihet për një kohë të pakufizuar përtej këtij afati, nëse paguhen tarifat e ripërtëritjes.
Mbrojtja e markës tregtare zbatohet nga gjykata, e cila ka kompetencën për të bllokuar shkeljet e markave tregtare.

Mbrojtja e markave tregtare pengon, në të njëjtën kohë, përpjekjet e konkurrentëve të pandershëm, si falsifikuesit, për të përdorur shenja dalluese të ngjashme për tregtimin e produkteve apo shërbimeve më të dobëta.
ÇFARË TË DREJTASH KA PRONARI I MARKËS TREGTARE
Pronari i një marke tregtare ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo markën tregtare. Pronari i markës tregtare mund t’iu japë autorizim apo licencë palëve të tjera për përdorimin e markës, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Pronari mund t’ia shesë, gjithashtu, të drejtën dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i kësaj marke tregtare. Nëse regjistrimi i markës nuk ripërtërihet, mbrotja e markës tregtare mbaron me përfundimin e afatit të saj dhe pronari nuk zotëron më të drejta ekskluzive mbi markën.

Më shumë informata ju lutem kontaktoni: 038 22 28 28 / 049 45 45 41 apo info@eck-edu.org