Laravel konsiderohet një nga sistemet më të mira të PHP në 2018! • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Laravel konsiderohet një nga sistemet më të mira të PHP në 2018!

Laravel është një nga sistemet më të mira të PHP, e krijuar nga Taylor Otwell. Kjo platformë është e mrekullueshme sepse nuk monitorohet vetëm nga një përson, por nga i gjithë komuniteti i Laravel. Zhvillues të PHP thonë: “Dëshironi ta bëni mirë? Dëshironi të përfundoni projekte në kohë? Atëherë mëso Laravel!”

Pse Laravel?

Lehtë për të filluar. Arsyeja e parë pse njerëzit mësojnë Laravel është se është e lehtë që të fillosh. Ju mund të zhvilloni lehtësisht disa faqe në pak orë.
Burim i hapur. Është burim i hapur që ju lejon lehtësisht të krijoni aplikacione të mëdha dhe komplekse në Web.
Mbështetje e komunitetit. Laravel ka një komunitet të gjerë , gjë që e bënë atë më të fortë mes të tjerëve dhe më të lehtë punën e përdoruesve të tij.
Siguria. Laravel ju ofron disa nga gjërat thelbësore që e bëjnë të sigurt kërkesën tuaj. ORM e Laravel përdor PDO, i cili parandalon viruse SQL.
Qasja e shpejtë. Laravel mund të përballojë projekte jashtëzakonisht të mëdha me lehtësi dhe kjo është arsyeja pse shumë kompani kanë miratuar tashmë këtë sistem.
Përdorë MVC. Në cdo zhvillim, transparenca midis logjikës dhe prezantimit të biznesit është e rëndësishme. Laravel është bazuar në MVC Architecture, ku ka shumë funksione të ndërtuara, andaj MVC rrit performancën dhe siguron dokumentacion më të mirë për këtë sistem.
Testim të automatizimit; Gabimi i konfigurimit dhe trajtimi i përjashtimeve;
Integrimet me veglat për ta bërë më të shpejtë zhvillimin e internetit;Përcaktimi i cenueshmërive teknike etj.

Andaj duke u bazuar nga karakteristikat e mësipërme, Laravel është sistemi më i mirë në industri që është më pak i njohur për dështimet. Poashtu Laravel zhvillohet pavarësisht nga platforma ku po aktivizoni sistemin tuaj. Ky sistem është efektiv dhe premtues i cili ka krijuar shumë mundësi për të gjithë përdoruesit e tij, andaj jepi mundësi edhe ti vetës dhe eja në European College of Kosovo ku tashmë ju mundëson të mësoni Laravel.

Orari
Trajnimi fillon me 16 Prill - 16 Maj 2019
Marte - Enjte nga ora 16:30h - 19:30h
Kosto: 200€ 180€ (Mundësi pagese deri në 6 këste)
REGJISTOHU TANI

Mëso në sistemin (Interactive learning + eLearning + Scenario)
ECK PRESS