Thirrje për aplikim : European Forum Alpbach 2019 • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Thirrje për aplikim : European Forum Alpbach 2019

 

A dëshironi të jeni pjesë e European Forum Alpbach 2019 një nga ngjarjet më të mëdha në Evropë e cila organizohet në alpet e bukura austriake dhe mbledh mendjet e ndritura nga e gjithë bota?

Club Alpbach Kosovo fton të gjithë studentët kosovar që të aplikojnë në Forumin Europian “Alpbach” një nga eventet më të mëdha në botë, i organizuar qysh nga viti 1945. Këtë vit tema e përzgjedhur është “Liria & Siguria” e cila do të trajohet nga përspektiva të ndryshme për plot 17 ditë në Alpbach të Austrisë. European Forum Alpbach është platform interdiciplinare për shkencë, politikë, biznes dhe kulturë e themeluar në vitin 1945 e cila cdo vit organizohet në alpet e bukura austriake ku mbledh vendimarrësit dhe të rinjtë për të krijuar një dialog përmes gjeneratave, idologjive dhe linjave tjera të cilat na ndajnë ne.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjecare, ku për plot 17 ditë nga data 15 Gusht - 1 Shtator 2019 do të jenë pjesë e një morie aktivitetesh interdiciplinare në European Forum Alpbach 2019.


Apliko tani dhe fito bursë të plotë: https://www.alpbach.org/en/scholarships/