INNOVATION MANAGEMENT BOOTCAMP - 26 Nëntor 2018 • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

INNOVATION MANAGEMENT BOOTCAMP - 26 Nëntor 2018

European College of Kosovo në bashkëpunim me Riga technical University organiozojnë “INNOVATION MANAGEMENT BOOTCAMP” nga data 26-30 Nëntor 2018!

European College of Kosovo sjell në Kosovë, profesorë nga Riga Technical University (Universiteti më i vjetër në shtetet baltike, themeluar në 1862) me të cilët për plot 1 javë do të mund të mësoni më shumë lidhur me “Innovation Management”. Çfarë është Innovation Management? Si kompanitë sjellin biznes modele dhe produkte të reja në treg? Bëhu pjesë e “Innovation Management BOOTCAMP” dhe mëso më shumë mbi konceptet, teorinë e gjenerimit të ideve, selektimin, formulimin e strategjive dhe implementimin e inovacionit në projektet e tuaja.

Realizuar nga stafi i RIGA Technical University, ju do të zhvilloni një mendim dhe eksperiencë se si firmat e suksesshme gjenerojnë ide dhe promovojnë produktet e reja.

Gjatë bootcamp ju do të mësoni/ushtroni në praktikë mbi:
- Krijimin e idesë
- Vlerësimn e saj
- Fazat e implementimit
- Prezantimi i produktit/shërbimit final në treg
- Menaxhimi i Projektit / Fazat / Veglat e suksesit
Njohja e gjuhës angleze është obligative.

Kohëzgjatja dhe Orari
Bootcamp zgjatë nga data 26 - 30 Nëntor 2018 nga ora 17:30 - 20:30h.
Afati i fundit për aplikim: 25 Nëntor 2018  > APLIKO TANI
Pjesëmarrja është pa PAGESË!

Kriteret për aplikim:

Njohja e gjuhës angleze është obligative për të qenë pjesëmarrës i Innovation Management BOOTCAMP. Pas aplikimit online, KLIKO KËTU, ju do të njoftoheni lidhur mbi pranimin e aplikimit tuaj përmes emailit. Shënim: Numri i pjesëmarrësve është i limituar.

Në kuadër të projektit “ECK/RTU Bootcamp” shpenzimet e pjesëmarrësve të përzgjedhur për të qenë pjesë e shkollës verore janë të mbuluara nga të dy institucionet. 
Informata shtesë dhe aplikime:
Për më shumë informata lidhur me ECK/RTU Bootcamp ju lutem na kontaktoni në 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28 apo na shkruani në bootcamp@eck-edu.org

APLIKO TANI