Qendresa është një tjetër storie suksesi (E punësuar) • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Qendresa është një tjetër storie suksesi (E punësuar)

Kolegji Europian i Kosovës, padyshim që nuk ka ndalur trajnimet dhe mundësitë e punësimit për të rinjët. Shembulli i fundit, është Qendresa Kamerolli nga Prishtina e cila pas mbajtjes së trajnimin „Përfaqësues i shitjes“ në Kolegjin Europian të Kosovës është punësuar në kompaninë e sigurimeve „ILLYRIA“. Kamerolli tashmë ka filluar punën dhe shitjet.
       Qendresa është shembulli më i mirë që tregon se ja vlen të jeni pjesë e trajnimeve të shumta të cilat organizohen nga European College of Kosovo, sepse këto trajnime janë efikase. Përmes këtyre trajnimeve dhe programeve profesionale të cilat përfshihen në agjenden tonë të këtij viti, ju do të keni mundësinë në rast se tregoheni të suksesshëm të merrni oferta pune nga kompanitë më të mëdha vendore dhe ndërkombëtare.
Trajnimi “Përfaqësues i Shitjes” fillon me datë 9 Tetor 2018. Për më shumë informata ju lutem klikoni këtu ose na kontaktoni në numrat e telefonit 038 22 28 28 / 044 97 28 28 / 049 87 28 28.
ECK Press
Fjolla