Konkurs Pune: Menaxher/e i/e Shitjes • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Konkurs Pune: Menaxher/e i/e Shitjes

European College of Kosovo është në kërkim të një personi i cili shquhet për përvojë dhe suksese në fushën e shitjes për të fuqizuar edhe më tutje prezencën e shërbimeve tona në treg dhe bashkëpunimin me kompani/institucione/individë.
Pozita: Menaxher/e i/e Shitjes
Rroga: Konkuruese + % + bonuse
Vendi: Prishtinë
Orari: I rregullt
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe shitja e shërbimeve të institucionit (Programeve profeisonale, Trajnimeve, Konsulencës)
- Përgjegjës per rekrutimin e kandidatëve për programet profesionale;
- Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjisë së shitjes;
- Përcjell konkurrencën në treg
- Prezanton risitë dhe qëndrimet e institucionit
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë
- Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin si dhe arritjen e objektivave te caktuara të shitjes
- Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes
Kushtet e përgjithshme:
• Diplomë e shkollës së mesme ose fakultetit
• Përvojë pune së paku 3 vite në shitje
• Të ketë patentë shoferin kat. B
• Të ketë njohuri elementare kompjuterike si dhe i gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në institucion
• Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
• Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
• Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo ne grup
• Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
• Njohja e gjuhëve tjera është përparësi

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në e-mail adresën: work@eck-edu.org deri me datë 27 Korrik 2018. Vërejtje: Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.