KONKURS: Trajnerë për Trajnime

A keni dëshirë të punoni në fushën e trajnimeve profesionale ? European College of Kosovo është në kërkim të trajnerëve të cilët shquhen për përvojë dhe suksese në lëmitë e tyre profesionale dhe kanë dëshirë që dijenin dhe eksperiencën e tyre shumëvjeçare ta transmetojnë tek të tjerët.

Vendi: Prishtinë
Orari i punës: Jo i rregullt / Angazhim sipas nevojës

Kualifikimet e kërkuara:
• Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare ne fushën relevante; Trajnime /Certifikatë në fushën relevante që dëshiron të angazhohet.
• Mbi 10 vite përvojë pune dhe karrierë të frytshme në fushën në të cilën dëshiron të angazhohet;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
• Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikmëri
• Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
• Të jetë i/e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
• Të jetë fleksibil dhe kreativ

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin përmes të cilit duhet të shkruajnë saktë dhe në detale llojin e trajnimin dhe informatat tjera të kërkuara në aplikacion. (Shkarko aplikacionin)

Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e plotësuar së bashku me CV-në në work@eck-edu.org, me subjekt: Aplikim për trajner deri me datë 7 Shkurt 2018.