KOLEGJI EUROPIAN I KOSOVËS PJESË E PROJEKTIT FITUES TË 20 BURSAVE TË STUDIMIT NË RIGA TECHNICAL UNIVERSITY • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

KOLEGJI EUROPIAN I KOSOVËS PJESË E PROJEKTIT FITUES TË 20 BURSAVE TË STUDIMIT NË RIGA TECHNICAL UNIVERSITY

Kolegji Europian i Kosovës shënon sukses të jashtëzakonshëm në programet e Bashkimit Europian, Erasmus+ duke qene pjesë e projektit të fituar për 20 bursa studimi për studentët nga Kosova në vlerë prej mbi 80.000 Euro.

Kolegji Europian i Kosovës edhe këtë vit vazhdon traditën duke krijuar mundësi të reja për studime në institucionet më të mira evropiane për studentët e saj. Pas mundësive për studime në Barcelonë, Mynih, Gjenevë, Montreux, Ljublanë, New York dhe Stamboll për semestrin e ardhshëm studentët mund të transferohen për një semestër në Riga të Letonisë, RIGA Technical University.

       Studentët në kuadër të Erasmus+ fitojnë bursë studimi për një semestër (5 muaj) në kuadër të së cilës fitojnë çdo muaj 750 Euro, koston e transportit deri në vlerën 275 Euro dhe shkollimin. Kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë studentët e ECK-së të cilët dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në Evropë.

       Kolegji Europian i Kosovës është institucion evropian në vendin tonë i cili që nga viti 2014 ofron mundësi të jashtëzakonshme për studentët kosovarë duke filluar nga studimet praktike me sistem evropian të të mësuarit, trajnime dhe certifikime ndërkombëtare, konsulencë në fushën ligjore dhe ekonomike si dhe aplikime në projekte ndërkombëtare dhe vendore.

Ftojmë të gjithë studentët e ECK-së që të kontaktojnë zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar për më shumë informata mbi aplikimin.