Sukseset e Akademisë së Jurisprudencës nuk kanë të ndalur !

Trajnimi "Praktika Juridike" është një nga trajnimet më praktike në vend përmes të cilës studentët e fakulteteve të drejtësisë dhe juristët e rinj tash e tri vite po përgatiten për provimin e jurisprudencës dhe mësimit të shkresave nga fusha penale dhe civile në praktikë.

Duke u nisur nga nevoja e studentëve dhe juristëve të rinj, Akademia e Jurisprudencës brenda Kolegjit Europian të Kosovës organizon një nga trajnimet më praktike në vend “Praktika Juridike”. Përmes këtij trajnimi të gjithë pjesëmarrësit për një periudhë 8 javore përgatiten në praktikë mbi modulin Penal dhe Civil. Mbi të gjitha ajo çfarë e bën këtë trajnim të veçantë është fakti se realizohet nga prokuror dhe gjyqtarë me një eksperiencë pune mbi 25 vite në sistemin e drejtësisë. 

       Suksesi i punës praktike, ushtrimeve grupore, rasteve simuluese dhe përkushtimit të profesorëve dhe kandidatëve janë prezente gjithandej. Rina Hyseni dhe Elzana Kastrati janë edhe dy kandidate tjera të cilat tashmë kanë kaluar me sukses provimin e jurisprudencës dhe po vazhdojnë karrierën tyre profesionale.
       Si Rina dhe Elzana edhe shumë kandidatë të tjerë, pjesëmarrës të trajnimit “Praktika Juridike” kanë kaluar me sukses provimin e jurisprudencës dhe janë në rrugën e duhur drejt zhvillimit profesional. Me qëllim që të përkrahim edhe më tutje zhvillimin profesional dhe praktik të pjesëmarrësve të trajnimit “Praktika Juridike” Akademia e Jurisprudencës ka vendosur të vazhdoj me organizimin e modulit të avancuar të trajnimit “Praktika Juridike”.

 

Për të lexuar më shumë informata lidhur me trajnimin "Praktika Juridike" ju lutem klikoni këtu.