HAMK University nga Finlanda dhe European College of Kosovo sjellin shkollën verore për Marketing & Shitje nga data 26-28 Maj 2017

Për të gjithë të interesuarit për të mësuar më shumë në fushën e Marketingut & Shitjes është hapur zyrtarisht konkursi për aplikim në shkollën verore me standarde europiane të organizuar nga European College of Kosovo në bashkëpunim me HAMK University nga Finlanda.


HAMK University nga shteti me sistemin arsimor më të mirë në botë Finlanda, dhe Kolegji Europian i Kosovës një ndër institucionet e vetme në vend i cili vazhdimisht sjell risi në sistemin arsimor organizojnë këtë program tre ditor i hapur për të gjithë studentët e nivelit Bachelor/Master si dhe profesionistët e fushës së Marketingut, Shitjes, Menaxhimit dhe Biznesit. Ky program ofron dije, vlera sociale kulturore dhe akademike ku pjesemaresit do te mund te perfitojne njohuri te reja dhe gjithashtu te shtojne nje aset mjaft te vlefshem ne CV e tyre.
       Gjatë programit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë nga profesorë/ekspertë finlandez dhe vendor përmes ligjëratave, mysafirëve folës nga Telegrafi.com si dhe vizitave studimore në kompanine e suksesshme Gjirafa.com. Përveq eksperiences së paharrueshme pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri nga eskpertët më të mirë të fushës ndërkombëtare dhe vendore të marketingut dhe shtijes, do të kenë mundësi të krijojnë miqësi të reja dhe padyshim që argëtimi nuk do të mungoj. Një nga faktorët mjaftë të rëndësishëm, të gjithë kandidatët do të fitojnë certifikatë ndërkombëtare nga HAMK University dhe ECK me 4 ECTS ndërkombëtare.
       Kolegji Europian i Kosovës është institucion evropian i arsimit të lartë i cili ofron programe praktike studimore në Ekonomi dhe Menaxhment, Teknologji Informative në Biznes, Juridik, Banka Financa dhe Kontabilitet sipas sistemit finlandez të edukimit i cili mundëson trajnime profeisonale, punë praktike dhe zhvillim profesional në karrierë.
 

Për më shumë informata lidhur me këtë shkollë verore ju lutem klikoni këtu.