A dëshironi të mësoni më shumë rreth Kriminalistikës? z.Haki Berisha nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë

Programi “Të mësojmë nga Liderët” sjellë të ftuar special z.Haki Berisha nga Agjencioni i Kosovës për Forenzikë


Të premtën me datë 21 Prill 2017 në kuadër të programit “Të mësojmë nga Liderët” për studentët e drejtimit Juridik, kishim të ftuar special nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë z.Haki Berisha, Teknik i Kriminalistikës.

       Të gjithë studentët e interesuar në fushën e Kriminalistikës, të premtën kishin mundësinë të jenë pjesë e ligjeratës informuese të mbajtur nga z.Berisha dhe përveç temave mjaft interesante që janë diskutuar gjatë ligjeratës, studentët kishin mundësinë të provojnë individualisht aktivitete të ndryshme që lidhen me fusha përkatëse të ekspertimit si psh analiza e ADN-së, hapat e parë që duhet të ndërmeren pas raportimit të një vrasjeje, procesi i hulumtimit të gjurmëve në vendin e ngjarjes dhe shumë të tjera.

       Përveç ligjeratës dhe aktiviteteve të cilat u mbajtën, z.Berisha gjithashtu shpalosi disa nga ngjarjet më interesante të fushës së kriminalistikës që kishin ndodhur gjatë experiencës së tij mbi 20 vjecare si Teknik i Kriminalistikës dhe studentët kishin mundësinë të diskutonin dhe të njoftohen nga afër me proceset e ndryshme të kësaj fushe.

       Kolegji Europian i Kosovës si institucion i lartë universitar vazhdon të sjellë risi në aspektin praktik në menyrë që studentët të jenë sa më të informuar dhe të përgaditur për rrugëtimin në zhvillimin e karrierës së tyre.

ECK PRESS
Kaltrina