Si të zhvillojmë një biznes inovativ social? Diskutim dhe debat nga mysafirja folëse Bardha Ahmeti nga Lens

Në kuadër të bizneseve dhe inovacioneve të ndryshme që diskutohen në përditshmëri në Kolegjin Europian të Kosovës kemi mirëpritur mysafiren folëse Bardha Ahmeti - Kordinatore e LENS/SEEY e cila ka dhënë këshilla tek studentët e Kolegjit Europian të Kosovës se si duhet të zhvillohet një biznes social dhe cilat janë efektet e saj në shoqëri.

       Gjatë prezentimit, studentët patën mundësi të diskutojnë dhe të pyesin për inovacionin social dhe format se si Bardha Ahmeti nga organizata Lens mund t`i përkrah në zhvillimin e ndonje biznesi të caktuar. Gjatë këtij diskutimi, dolën ide të shumta nga studentët ku Bardha Ahmeti i ka mirëpritur për përkrahje nga organizata ku ajo vepron lidhur me zhvillimin e një biznesi social.
ECKPRESS
Besarti