Aktiviteti Sportiv: ECK Students gov. organizojnë ndeshje futbolli për studentët dhe stafin akademik • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Aktiviteti Sportiv: ECK Students gov. organizojnë ndeshje futbolli për studentët dhe stafin akademik

Kolegji Europian i Kosovës në bashkëpunim me studentët dhe stafin akademik nga kjo e Shtunë filluan me organizimin e aktiviteteve sportive të cilat kanë për qëllim familjarizimin e studentëve dhe profesorëve mes vete. Traditë kjo e krijuar tash e dy vite, e cila planifikohet të zhvillohet edhe në të ardhmen.

       Gjatë vitit akademik, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve akademike dhe sociale, Qendra e Karrierës e Kolegjit Europian të Kosovës në bashkëpunim me studentët organizojnë aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative andaj ftojmë të gjithë studentët të cilët kanë ide dhe vullnet për të oranizuar aktivitete të tilla të kontaktojnë Qendrën e Karrirerës.
ECK PRESS