Certifikim profesional me diplomë ndërkombëtare tani edhe në Kosovë – VCC • Kolegji Europian i Kosovës Kolegji Europian i Kosovës | Lajmet

Certifikim profesional me diplomë ndërkombëtare tani edhe në Kosovë – VCC

Për herë të parë në Kosovë, European College of Kosovo tani e tutje do të ofroj shkollim dhe trajnime profesionale me certifikim ndërkombëtarë të njohur në tregun evropian të punës i cili dëshmon aftësitë e punëmarrësit.


Gajtë muajit Tetor, Kolegji Europian i Kosovës është akredituar si akademia e parë e edukimit në vendin tonë nga Vocational Competence Certificate për organizimin e trajnimeve dhe shkollimit professional , një mundësi e jashtëzakonshme për punonjësit dhe studentët e rinj që të certifikohen me certifikatë profesionale të njohur në tregun ndërkombëtarë të punës.
       Vocational Competence Certificate apo Certifikata e Kompetencave Profesionale është sistem uniform i certifikimit të aftësive profesionale të fituara jashtë sistemit formal të edukimit. VCC u krijua në vitin 2007 si rezultat i hulumtimit dhe ndryshimeve në tregun e punës me qëllim të integrimit të njohurive teorike me aftësitë profesionale në mënyrë që punëmarrësi të operojë me sukses në kompanitë dhe tregun ndërkombëtarë në harmoni me iniciativën e Komisionit Evropian “New Skills for New Jobs” dhe përputhje me kriteret e European Qualification Framework
       Një person i certifikuar me certifikatë profesionale nga VCC është një punonjës i kualifikuar plotësisht në qasjen teorike dhe praktike i cili mund të përdor teknologjinë informative në përputhje me nevojat e punës dhe të komunikoj në gjuhë të huaj dhe zhargonin profesional i cili lidhet me profesionin e tij/saj.

Kolegji Europian i Kosovës përmes VCC do të përgatitë dhe certifikoj kuadrot e ardhshëm të vendit tone, të cilët do të jenë të gatshëm dhe konkurent edhe në tregun evropian. Më shumë informata në lidhje me Vocational Competence Certificate mund të gjeni në këtë link !

ECK PRESS