Varna University of Management hap derën për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës

Në mesin e bashkëpunimeve të njëpasnjëshme tani e tutje edhe një derë hapet për studentët e Kolegjit Europian të Kosovës. Në listën e gjatë të bashkëpunimeve që tashmë Kolegji Europian i Kosovës ka me partner ndërkombëtar shtohet dhe një universitet shumë i rëndësishëm Bullgar, VARNA University of Management e cila në kuadër të marrëveshjes Erasmus+ të nënshkruar në mes të dy institucioneve, mundësohon transferimin e studentëve nga Kosova në Bullgari.

       Varna një nga qytetet më të bukura bullgare e cila karakterizohet nga deti dhe atraksionet që ofron padyshim se është një nga mundësitë më interesante e cila ju ofrohet studentëve të Kolegjit Europian të Kosovës për studime. Studentët e ECK ju ofrohet mundësia për transferim në Varna për një semestër ku pas përfundimit të gjitha provimet e dhëna njihen tek institucioni ynë.

Kliko këtu për të lexuar më shumë rreth regjistrimeve në Kolegjin Europian të Kosovës!