Qendra e Trajnimeve e Kolegjit Europian të Kosovës ofron kursin e gjuhës angleze sipas Pearson Language Test për Master shkencor dhe Doktoraturë.
Qendra e Trajnimeve e Kolegjit Europian të Kosovës është e Licencuar nga Edexcel ( Parson Company ) për Trajnime dhe Testim për Pearson Test of English.
Të gjithë pjesmarrësit certifikohen me diplomë nga Pearson Language Test nga Anglia.
Përshkrimi i shkurtër i kursit dhe testimit:
Ky kurs është kurs i dedikuar vetëm për përgatitje për provim dhe synon përgatitjen e kandidatëve për provim të gjuhës angleze sipas Pearson Language Test.
Këto testime njihen nga një numër i madh institucionesh në mbarë botën, njëherit ato njihen edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri, sipas vendimit Nr. 14 për njohjen e testimeve të gjuhës angleze.
Këto testime janë të rekomanduara për të gjithë ata student të cilët dëshirojnë të masin kompetencën e tyre gjuhësore të gjuhës angleze, apo ta certifikojnë atë me anë të një testimi standard I cili njihet ndërkombëtarisht.
Veçanërisht këto testime janë të rekomanduara për të gjithë ata student Kosovar të cilët studiojnë në nivelet master dhe doktoraturës në Shqipëri, ku një nga kriteret e përfundimit të studimeve master dhe doktoraturës është edhe mbrojtja e gjuhës angleze me një test standard të gjuhës angleze nga
testet të cilat ka përcaktuar MASH në Shqipëri, ku Pearson Test of English General bënë pjesë në grupin e testimeve të pranuara nga MASH.
Kursi do të bazohet kryesisht në ushtrimin e testeve praktike dhe përmirësimin e teknikave për testim. Pasi që ky testim mat kompetencën gjuhësore në katër shkathtësi gjuhësore atë të:
Folurit, shkruarit, lexuarit dhe dëgjimit, atëherë ky kurs apo siç quhet ndryshe përgatitje për provim njohur shkurt si PP do të përgatis studentët në të gjitha këto shkathtësi të testuara.
E veçanta e këtyre testimeve qëndron në atë se testi merret për nivelin e kërkuar p.sh nëse një kandidat kërkon të testohet në nivelin B2 atëherë ai testohet me atë nivel e jo siç ndodh në testet e TOEFL dhe IELTS ku kandidati nuk mund të testohet për nivelin e kërkuar, mirëpo ajo përcaktohet në bazë të pikëve të arritura.
E veçanet tjetër e këtyre testeve është se certifikatat e marrura nga PLT nuk kana fat të skadimit dhe mund të përdoret si dëshmi për njohjen e gjuhës angleze ku do që ju kërkohet.
Testet kanë dy pjesë, testin me shkrim ku testohen aftësitë e dëgjimit, leximit dhe shkrimit dhe testi me gojë ku testohen aftësitë e të folurit.
Vlerësimet për testim me shkrim bëhen në Angli nëpërmes aplikimit të një sistemi të quajtur ePEN (Electronic Performance Network), ndërsa vlerësimi nga testi me gojë bëhet nga egzaminer të certifikuar të qendrës testuese.