Trajnim: OPERIMI ME PIRUNIER (FORKLIFT)

Në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë,direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, Kolegji Europian i Kosovës (ECK) - institucion i licencuar nga MPMS (NLC-05/18) dhe laborator i akredituar nga MINT (LT-110/23) sipas standardit ISO/IEC 17025 ju përcjellim këtë ofertë për organizimin e trajnimit 1 ditor për operimin e sigurtë të Pirunierit (Forklift) i dedikuar për stafin e kompanisë tuaj.

Ky trajnim realizohet nga ekspertë të licencuar dhe me përvojë të gjatë në operimin me Pirunier, Sigurinë dhe Shëndetin në punë. Programi është i kombinuar me pjesë teorike dhe praktike, duke i mundësuar operatorëve të fitojnë aftësi reale për përdorim të sigurt dhe efikas gjatë operimit.Pas përfundimit të trajnimit, kompania juaj do të ketë staf të përgatitur sipas standardeve ligjore dhe ndërkombëtare, që garanton ulje të rreziqeve, parandalim të aksidenteve dhe përputhshmëri të plotë ligjore.

Planprogrami
- Përdorimi i Pirunierit, rreziqet më të shpeshta & praktikat e sigurta të operimit
- Inspektimi para përdorimit & Identifikimi i defekteve
- Rregullat, përgjegjësitë & kufizimet ligjore për Operatorët/Paisjet
- Qendra e ngarkesës, parimet dhe kapaciteti sipas specifikimeve
- Trekëndëshi i Stabilitetit, balanca & menjanimi i situatave me mundësi të përmbysjes
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallërave
- Operimi në hapësira të kufizuara, teknikat e sigurta të vendosjes së mallrave
- Mirëmbajtja e Pirunierit sipas standardeve ndërkombëtare (OSHA)
- Procedurat standarde të mirëmbajtjes periodike
- Testi i arritshmërisë për çertifikatë.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të çertifikohen nga Kolegji Europian i Kosovës me çertifikatë për pjesëmarrje.

Detajet
Kohëzgjatja: 1 Ditor (8 orë)
Metoda: Inhouse / në ambientet e kompanisë
Kosto e programit është 199€
Ligjeratat realizohen në gjuhën shqipe.


Siguroni përputhshmëri ligjore dhe siguri më të lartë në vendin e punës.
Rezervo tani trajnimin për stafin tuaj duke na kontaktuar në
038 22 28 28 / 044 97 28 28 / info@eck-edu.org