Misioni dhe Vizioni

Kolegji Europian i Kosovës do të aplikojë përsosmëri në mësimdhënie dhe të mësuar e kërkim brenda një mjedisi gjithëpërfshirës. Studentët në qendër - do të nxiten që të jenë të gatshëm për të marrë a për të rritur rolin e tyre udhëheqës në biznes, profesione, industri, ë shërbimin publik dhe në shoqëri. Institucioni do të nxisë krijimin e transferimin e njohurive dhe angazhohet në zhvillimin arsimor të shoqërisë në një mënyrë të tillë që të bëhet reflektues në aspekte dhe përmasa kombëtare e ndërkombëtare.Vizioni i institucionit është "të jetë një prej institucioneve më të admiruara të arsimit të lartë në Kosovë për ofrimin e mundësive profesionale, të jetë burim krenarie për studentët, stafin dhe komunitetin të cilit i shërbejmë '. Vlerat thelbësore të institucionit janë ato që mundësojnë që ai të bëhet një qendër që do të shquhet për bashkëpunimin dhe transparencën, një vend ku oftohen praktikat më të mira ndërkombëtare, një mjedis që ofron mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional, një vend prej të cilit të diplomuarit do të dalin me aftësitë praktike dhe me vullnetin për t’i shfrytëzuar ato, dhe një qendër që ofron mësim cilësor he me përvojë afatgjatë për mësimin si dhe për kërkimin shkencor.