Transferimi i studentëve

Transferimi i studentëve nga Institucionet e tjera arsimore ne Kolegjin Europian të Kosovës

Studentët nga Universitetet, Kolegjet dhe Fakultetet e akredituara në Kosovë dhe nga shtetet e tjera , mund të transferohen për studime në Kolegjin Europian të Kosovës nën kushtet e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, Statutin dhe Rregulloret e studimeve të Kolegjit Europian të Kosovës.


Transferimi i studentëve nga Kolegji Europian i Kosovës në Institucionet e tjera arsimore

- Studime në Universitete Ndërkombëtare në Europë
Studentet nga Kolegji Europian i Kosovës mund të transferohen për vazhdim të studimeve në Universitetet, Kolegjet dhe Fakultetet e tjera në Kosovë , Evropë dhe në shtetet e tjera nën kushtet e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikes së Kosovës, Statutin dhe Rregulloret e studimeve të Kolegjit Europian të Kosovës.
Mobiliteti i studentëve nga Kolegji Europian i Kosoves në Universitete ndërkombëtare është një prioritet i Kolegjit në raport me përmbushjen e parimeve themelore të sistemit të Bolonjës.
Studenti qe aplikon për tranferim nga Kolegji Europian i Kosovës në Institucionet e tjera të Arsimit të Larte , duhet ti ketë permbushur te gjitha obligimet financiare ndaj Kolegjit Europian të Kosovës që burojnë nga kontrata e studimeve.
 

Afatat per transferim te studenteve janë:
- Prej dates 01.07.2014  deri me date 15.10.2014 dhe
- Prej dates 15.01.2015 deri me date 15.02.2014